Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Pse s’u bënë ndryshime në Shëndetësi nga ish -drejtori i QKUK-ut

Ka dhënë dorëheqje të parevokueshme drejtori i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, Curr Gjocaj, raporton KTV.

Në letrën e tij dërguar bordit dhe ministrit të Shëndetësisë, Uran Ismaili, Gjocaj ka thënë se nuk ka mundur të bëjë ndryshime, pasi gjendja momentale e shëndetësisë i ka rrënjët e veta që nga paslufta dhe është mjaft vështirë të zhbëhet një sistem, i cili që në themel është ndërtuar keq.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ndërkaq, ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, e ka falënderuar Gjocajn për punën e bërë deri tash “Shëndetësia ka nevojë për reforma të thella.

Na pret një rrugë e gjatë, por atë tashmë e kemi filluar”, ka thënë Ismaili.

Bordi menjëherë pas dorëheqjes ka emëruar ushtrues detyre të drejtorit Basri Sejdiun, i cili deri tash ishte ushtrues detyre i shefit të Klinikës së Kardiologjisë Invazive. Sejdiu ka thënë se do të vazhdojë me punët e mbetura, por me prioritet të lartë do të punojë në zhvillimin e kardiokirurgjisë dhe kardiologjisë invazive.

Po ashtu ai është zotuar se do të punojë dhe angazhohet për zhvillimin edhe të fushave të tjera brenda institucioneve në varësi të SHSKUK-së