Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Belgjika do të vazhdojë të jetë partner i Kosovës në të gjitha fushat

Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj ka pritur në takim ambasadorin jorezident të Belgjikës në Kosovë, Françoios Bontemps dhe përfaqësuesin e zyrës belge në Kosovë, Jean-Louis Servais.

Në këtë takim, Sefaj e njoftoi ambasadorin belg për situatën e përgjithshme të sigurisë në Kosovë dhe përpjekjet që po bëjnë institucionet e zbatimit të ligjit në luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Theks i veçantë në këtë takim i vu bashkëpunimit policor në mes dy vendeve sa i përket luftimit të terrorizmit dhe masat të cilat kanë marrë ty dy shtetet dhe për bashkëpunimet në projekte konkrete mes dy policive.

Ministri Sefaj falënderoi shtetin belg për mbështetjen që ka dhënë në shumë fusha në Kosovë, ndërsa në veçanti sa i përket sektorit të sigurisë në forcimin e rendit dhe ligjit.

Ambasadori Françoios Bontemps, theksoi se shteti belg do të vazhdojë të jetë partner i Republikës së Kosovës në avancimin e mëtejmë të demokracisë dhe në angazhimin konkret për forcimin e institucioneve të sigurisë dhe ritheksoi gatishmërinë e shtetit të tij për forcimin e këtij bashkëpunimit mes dy policive.