Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Këtë ‘copë’ të Zvicrës Zoti e vendosi në Shqipëri

Këto foto që do të linin pa mend dhe pa fjalë cilindo që do t’i shikonte janë nga ajo ‘pjesë’ e Zvicrës që Zoti e ‘preu’ dhe e vendosi në Shqipëri.

Fotot na sjellin një panoramë të ditëve të fundit nga malësia e Kelmendit, Tamara, Lëpusha, Vermoshi e deri në Plavë e Guci jashtë territorit tonë zyrtar shtetëror, por gjithsesi vise shqiptare.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Këto pa dyshim janë disa nga viset më mahnitëse dhe më spektakolare të alpeve shqiptare, vende të cilat i lënë pa mend vizitorët.

Këto ditë aty si në shumë zona të Veriut të Shqipërisë zuri bora e parë, por përsëri këto vise nuk janë zbardhur krejtësisht dhe kanë mbetur ende vende fantastike për t’u vizituar.

“Mapo.al” sjell sot këtë fotogaleri të fundit të mundësuar nga lexuesit tanë, për t’u rikujtuar se ky mund të jetë një destinacion fantastik për t’u vizituar në këto fundjava tetori.

{gallery}