Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka pritur në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Finlandës, Timo Soini, me të cilin ka bashkëbiseduar për mundësinë e thellimit të marrëdhënieve bilaterale ndërmjet dy shteteve.
Presidenti Thaçi ka vlerësuar lartë mbështetjen që Finlanda i ka dhënë Kosovës dhe kërkoi që të thellohet bashkëpunimi.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Jemi mirënjohës për mbështetjen e vazhdueshme për Kosovën. Të shikojmë mundësitë që të thellojmë bashkëpunimin edhe në ekonomi, siguri e arsim”, u shpreh Thaçi.
Nga ana tjetër, ministri i Jashtëm i Finlandës, Timo Soini është zotuar se Finlanda do të vazhdojë të mbështes Kosovën në të gjitha fushat.
“Kosova është e përcaktuar për të ardhmen e vet euro-atlantike”, u shpreh Thaçi duke shtuar se “Kosova sot është faktor stabiliteti dhe paqeje në rajon e më gjerë”.