Ish-anëtari i Këshillit Ekzekutiv të Kosovës, Halid Saiti, bazuar në përvojën e punës shumëvjeçare në institucionet e ish-Jugosllavisë dhe në kujtesën e tij konsideron se kufiri i Kosovës me Malin e Zi është në majë të Zhlepit dhe në Çakorr.
Ai nuk posedon ndonjë dokument për ta vërtetuar këtë pretendim, por thotë se këto fakte janë të ditura për popullatën e Rrafshit të Dukagjinit, e cila ka qarkulluar nëpër këto pjesë, gjatë udhëtimeve për në bregdetin e Malit të Zi, shkruan sot Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Bazuar në përvojën time në kuadër të ish-Këshillit Ekzekutiv të Kosovës e di që investimet në ndërtimin e rrugës prej Pejës deri në Kullë janë realizuar me mjetet financiare të Kosovës. Në këtë projekt ka qenë i angazhuar Avdi Bakalli, drejtor i Bankës së Investimeve, e cila i ka paguar të gjitha faturat”, ka thënë Saiti, i cili dikur ka qenë pjesë e Komisionit jugosllav për shënjimin e kufirit shqiptaro-jugosllav.
Ai kujton se si qytetarët nga Dukagjini nëpërmjet rrugës së financuar nga organet e Kosovës kanë udhëtuar për në Kamenovë, ku kanë qenë pushimoret e ish-ndërmarrjeve të kohës. “Të gjithë ata që kanë udhëtuar këndej e dinë që deri në majën e Zhlebit është Kosovë”, ka deklaruar Saiti. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.