Pak minuta ka zgjatur edhe një herë tjetër seanca ndaj deputetëve të Kuvendit të Kosovës, të akuzuar për gjuajtje të gazit lotsjellës në këtë institucion, raporton KTV. Përsëri shkas i mosmbajtjes së seancës gjyqësore, ka qenë mungesa e të akuzuarve Albin Kurti e Donika Kadaj.
Në seancë të pranishëm, sikurse herën e kaluar, ka qenë Albulena Haxhiu e Faton Topalli.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPër Kurtin e Kadajn, ka pasur urdhër për sjellje me detyrim, por kryetari i trupit gjykues ka thënë se nuk e di pse nuk ka vepruar Policia.
Policia e Kosovës ka thënë për KTV-në se ata i kanë kërkuar deputetët në disa lokacione por nuk i kanë gjetur aty dhe për këtë kanë njoftuar gjyqtarin e rastit.
Vetëm një seancë ka arritur të mbahet brenda gati 2 vjetëve në këtë rast dhe kjo ka qenë kur të akuzuarit ishin në arrest shtëpiak e paraburgim. Herëve të tjera, ata nuk i janë përgjigjur ftesës së Gjykatës, derisa ende nuk ka nisur marrja në pyetje e dëshmitarëve.
Edhe të hënën aty janë paraqitur Bekim Haxhiu dhe deputetet e PDK-së, që janë të dëmtuara në këtë rast, Blerta Deliu Kodra e Flora Brovina. Seanca tjetër është caktuar për në fund të nëntorit dhe përsëri Gjykata ka lëshuar urdhër për sjellje me detyrim për Kurtin e Kadajn.