Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, priti shefin e Zyrës Ndërlidhëse të Republikës së Sllovakisë në Kosovë, Lubomir Batary, njofton kumtesa qeveritare, transmeton Koha.net.
Gjatë takimit, Haradinaj theksoi se institucionet e Kosovës janë të interesuara që të vazhdojnë bashkëpunimin me Sllovakinë në të gjitha fushat e interesit të përbashkët.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKreu i Qeverisë e njoftoi Batary për proceset që janë duke u zhvilluar në Kosovë, për programin qeverisës, procesin e integrimeve europiane, duke theksuar përkushtimin e Qeverisë në avancimin e demokracisë dhe rritjen e mirëqenies për të gjithë qytetarët e vendit.
Shefi i Zyrës Ndërlidhëse të Republikës së Sllovakisë në Kosovë, Lubomir Batary, e uroi kryeministrin Haradinaj për detyrën duke thënë se Sllovakia do të jetë konstruktive në raport me Kosovën, dhe do të vazhdojë bashkëpunimin edhe në të ardhmen.