Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

OAK kërkon që arsimi të jetë në funksion të zhvillimit ekonomik

Përfaqësues të Odës së Afarizmit të Kosovës, kryesuar nga Skënder Krasniqi, janë takuar sot me ministrin e Arsimit Shyqiri Bytyqi me të cilin kanë diskutuar për shumë tema në fushën e arsimit.

Sipas një komunikate dërguar nga OAK, në takimin me Bytyqin është diskutuar për zhvillimin e kuadrove për të cilat ka nevojë biznesi, ku në këtë mënyrë të orientohet më tepër kah shkollat profesionale dhe profilet, të cilat janë të nevojshme për tregun e punës, duke krijuar kështu mundësi që me përfundimin e këtyre shkollave të ketë numër të nevojshëm të stafit të përgatitur.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Po ashtu është biseduar edhe për mënyrën se si të sigurohen vendet e punës në përputhje me nevojat e tregut, çështja e krijimit të programeve të bashkëpunimit me bizneset me qëllim të finalizimit të praktikës përkrah anës teorike të studentëve, si dhe akreditimi i institucioneve që kanë programe trajnimi.

Anëtari i Bordit të OAK, Hysni Zogaj, vuri në pah edhe disa çështje me rëndësi që kanë të bëjnë me faktin se asnjë mësues nuk është i licencuar, kurrikulat e reja të cilat nuk inkorporohen me librat e programet e vjetra që ekzistojnë, si dhe mbyllja e disa shkollave Model që kanë qenë të suksesshme në Komunën e Prishtinës.

Bytyqi theksoi se shqetësimet e ngritura në takim, lidhen me programin e tij dhe tash që janë në pozitë e kanë më të lehtë qasjen ndaj ndryshimeve.

“Jemi të vetëdijshëm që bizneset e kanë problemin e kuadrove dhe duhet të paguajnë ekspertë të huaj e me kosto shumë të lartë. Prandaj për neve është e rëndësishme që të bashkëpunojmë me ju dhe të gjithë ata që janë të gatshëm të kontribuojnë, për të sjellë modele për ndryshim dhe të avancojmë zhvillimin profesional”, tha Bytyqi.

Ministri theksoi se MASHT-i është duke e bërë një kampanjë, në mënyrë që të bëjnë orientimin në ato profile ku kërkesat janë më të mëdha dhe këtu do të ndihmojnë shumë Odat, duke e ftuar OAK e cila është më afër biznesit, që të jetë pjesë e kësaj kampanje në mënyrë që t’i prezantojë kërkesat e saj.