Enver Hoxhaj, ministër i Punëve të Jashtme, po e ndien veten të anashkaluar nga politikat që është duke i ndërmarrë ministrja e re e Integrimit Evropian, Mimoza Ahmeti. Të premten, ai e ka vënë në pikëpyetje nëse ministrja mund ta përfaqësojë Qeverinë.
Hoxhaj i ka reaguar edhe më përpara, e edhe në mbledhjen e së premtes, kur Ahmeti ka sponsorizuar tri vendime: miratimin e Programit kombëtar për zbatimin e MSA-së, vendimin për nisjen e procesit të planifikimit për IPA 2018-2020, si dhe shqyrtimin e vendimit për nisjen e negociatave për anëtarësimin e Kosovës në pesë programe të Bashkimit Evropian.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTri herë ka ndërhyrë ministri i Punëve të Jashtme, shkruan sot Koha Ditore.
Vendimi i parë ishte sponsorizuar edhe dy javë më herët, dhe pikërisht shkaku i reagimeve të kryediplomatit ishte shtyrë deri tash. Dokumenti përmban prioritete afatshkurtra që parashihet të përmbushen brenda një viti dhe prioritete afatgjata, për realizimin e të cilave kërkohet një periudhë deri në pesë vjet. Aty përcaktohen përgjegjësitë e institucioneve për zbatimin e tij, si dhe afatet e përmbushjes së këtyre veprimeve dhe burimet buxhetore. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.