Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Marrëveshje midis KQZ e KEDS, në ditën e zgjedhjeve do të ketë rrymë

KEDS-i dhe Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ) nënshkruan sot memorandum për furnizim të rregullt me energji elektrike në zgjedhjet lokale të 22 tetorit.

Valdete Daka, kryetare e KQZ, tha se kanë nënshkruar një memorandum bashkëpunimi që më 22 tetor të ketë furnizim të rregullt të energjisë elektrike 24 orë energji në çdo qendër të votimit dhe numërimit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Drejtori i KEDS-it, George Karagutoff, tha se si zakonisht janë vendosur ekipet tona për monitorim në ditën e zgjedhjeve për të pasur furnizim të rregullt.

“Ekipet do të shërbejnë për çdo prishje të mundshme”, tha ai.