Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, së bashku me kryetarin e Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, vizituan segmentin Kijevë - Malishevë, ku edhe do të nisin punimet për zgjerimin e kësaj rruge.
Në prononcimin e tij për media, Lekaj tha: “Unë zotohem para qytetarëve që ne do ta kryejmë ndërtimin e kësaj rruge në kohën më të shkurtë të mundshme, do t’i japim rëndësi të veçantë sepse këtu ka kohë që nuk është investuar, dhe sa i përket lëvizjes së lirë të qytetarëve të kësaj zone ka pasur mjaft pengesa, por ne jemi këtu për ta dëshmuar se ne po i trajtojmë të gjitha rrugët dhe rrugicat, mos të flasim për ato rrugë nacionale (autostradat) që do të kryhen në kohën e paraparë me cilësi dhe me saktësi”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMinistri ndër të tjera tha se nuk do të lejojnë që për pengesa të faktorit njeri të ngecin pa u realizuar këto projekte, “të cilat kanë impakt pozitiv te qytetarët por edhe te zhvillimi ekonomik”.
Ky projekt, i cili do të financohet në tërësi nga Ministria e Infrastrukturës, ka gjatësi prej 13 kilometrash dhe është më i frekuentuari në këtë zonë, si dhe shfrytëzohet për gjashtë fshatrat që lidhin rrugën deri në Malishevë.