Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj priti takim ambasadorin e Hungarisë në Kosovë, Laszlo Markus, dhe zyrtarët e kompanisë ajrore hungareze të navigimit “Hungaria Kontroll”.
Në këtë takim u bisedua për hapësirën e lartë ajrore të Kosovës e cila mbikëqyret nga kompania “Hungaria Kontroll” në bashkëpunim me NATO-n.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMe këtë rast, ministri Lekaj e falënderoi ambasadorin hungarez Markusz dhe zyrtarët e “Hungaria Kontrollit”, për punën të cilën janë duke e realizuar në kontrollimin e hapësirës së lartë ajrore të Kosovës. Ai kërkoi nga bashkëbiseduesit që të ndihmohet stafi i Agjensionit të Navigimit Ajror të Kosovës, me trajnimet e adekuate.
Ndërsa, ambasadori Markusz, theksoi se edhe në të ardhmen Hungaria dhe kompania e navigimit ajror “Hungaria Kontroll” do të vazhdojnë që të japin kontributin e tyre në këtë drejtim.
Ambasadori po ashtu tha se Kosova duhet që të vendos se si do të investojë në të ardhmen në investime kapitale si dhe kthimin e këtyre investimeve në të mirën e zhvillimit të vendit.
Në fund të këtij takimi u vendos që të gjenden format e duhura për investime kapitale, konkretisht në disa sisteme që janë të nevojshme dhe që janë kusht i domosdoshëm për t’u plotësuar.
Në të njëjtën kohë u tha se nevojiten mjete financiare për të përgatitur burimet njerëzore të Agjensionit për Navigimin Ajror, që në të ardhmen do ta menaxhojnë hapësirën e lartë ajrore të Kosovës.