Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK), ka njoftuar se deri në qershor 2017, sektori pensional shënoi rritje të përshpejtuar vjetore të aseteve prej 15.8 për qind.
“Vlera e përgjithshme e aseteve të sektorit pensional arriti në 1.54 miliard euro, që paraqet sektorin e dytë më të madh në sistemin financiar me 27.7 përqind të aseteve. Rritja e aseteve të sektorit pensional kryesisht mund t’i atribuohet rritjes së kontributeve të reja dhe kthimit në investime gjatë kësaj periudhe”, thuhet në raportin e BQK-së, për Vlerësimin tremujor të ekonomisë, raporton RTKlive.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas BQk-së vlera e arkëtimeve të reja arriti në 77.2 milionë euro, krahasuar me vlerën prej 74.3 milionë euro në qershor 2016.
“Vlera e arkëtimeve të reja të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës (FKPK-së) arriti në 77.0 milionë euro, ndërsa ajo e Fondit Slloveno-Kosovar të Pensioneve (FSKP-së) arriti në 244.3 mijë euro”, thuhet në raportin e BQK-së, për Vlerësimin Tremujor të Ekonomisë.