Deputeti i Vetëvendosjes, Rexhep Selimi përmes një postimi në Facebook ka reaguar pas deklaratës së presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi që “nëse Kuvendi nuk e voton ushtrinë”.
Më poshtë mund të lexoni postimin e plotë të Selimit, pa ndërhyrje:
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoA thua, ti Hashim po jipshe dorëheqje nëse nuk votohet diçka që tashme jmi deklaruar të gjithë në mbështetje që FSK-ja të ketë mision ushtarak?
Sa e lexueshme hipokrizia jote!
Ti duhet të japësh dorëheqje për Demarkacionin që me nënshkrimin tënd ke shkaktuar protesta, burgosje, përgjakje e kaos institucional.
Ti duhet të japësh dorëheqje për Gjykatën Speciale që ia kurdise luftëtarëve të UÇK-së.
Ti dujet të japësh dorëheqje që kurrë nuk mund ta ushtrosh rolin kushtetues të një presidenti për t'i mbledhur partitë në një tavolinë.
Ti mik i Vuçiqit e i Daçiqit, nuk mund të jesh president i viktimave të tyre.
Ti duhet të japësh dorëheqje, ose thënë shkurt, ti je i pa denjë të jesh president.
Në fakt, ti nuk je president.