Ish-kryeministri e ish-kryetari i PDK-së, tash president i vendit, Hashim Thaçi, ia ka kujtuar LDK-së dhe Vetëvendosjes votën kundër transformimit të FSK-së në FAK në vitin 2014.
Kësisoj, ani pse nuk ia ka përmendur emrin partisë me të cilën më vonë do të bënte koalicion për bashkëqeverisje.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Pse bash tash. Ju e dini që ne kemi provuar edhe në vitin 2014 të bëjmë Ushtrinë, kur unë kam qenë kryeministër. Por për interesa të ngushta të partive, që atëherë kanë qenë në opozitë nuk u votua”, ka thënë Thaçi në televizionin publik.
Kujtojmë se debati i madh i asaj kohe në Kuvend ishte çështje e vendeve ët rezervuara të përfaqësuesve serbë në Kuvend. Opozita e asaj kohe kundërshtonte që në këmbim të votës për FAK-un për një mandat të vazhdonte dispozita kushtetuese që për serbët të kishte edhe vende të rezervuara edhe të garantuara. Kësisoj, deputetët serbë mund të merrnin 10 vendet e garantuara plus ato që do të merrnin me votën qytetare.
Koalicioni PDK-AKR nuk e kishte çuar punën deri në fund të mandatit, e vendi kishte shkuar në zgjedhje.