Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Agjenda legjislative parasheh që FAK-u të votohet në fund të nëntorit

Kuvendi i Kosovës pritet që më 30 nëntor të shqyrtojë Projektligjin për Forcat e Armatosura të Kosovës, por kjo nëse Qeveria do t’i përmbahet agjendës legjislative të votuar në ekzekutiv.

Partitë në pushtet presin që kjo çështje të vijë në Kuvend dhe që për këtë të jenë bindur edhe serbët, raporton KTV.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Haxhi Shala, që është kryetar i Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri e Mbikëqyrjen e FSK-së, beson që kjo çështje të përfundojë në legjislativ brenda afatit të paraparë, madje me ndryshime kushtetuese.

Zëvendësi i tij në Komision, deputeti i Vetëvendosjes, Rexhep Selimi, thotë se do të ishte mirë që të ndodhnin ndryshimet kushtetuese, por pushteti duhet të tregojë nëse për këtë janë bindur serbët.

Ndërkohë, Artan Murati nga KDI-ja, kërkon nga Qeveria që t’i përmbahet agjendës legjislative, në mënyrë që të mos ketë vonesa sikurse që ka ndodhur me qeveritë e kaluara.

Për këtë periudhë të mbetur të 2017-ës, Qeveria ka paraparë 38 projektligje, ndërkohë vitin e kaluar, Kuvendi i Kosovës nuk kishte arritur të përmbushte agjendën e paraparë.