U deshën rreth 30 minuta që të mblidheshin, jo më shumë se 100 veteranë të UÇK-së për të kërkuar pensionet e tyre.
Akuzuan Organizatën e Luftës së Veteranëve se janë bërë bashkë me Qeverinë, e nga kjo e fundit kërkuan që mos ta zbatonte Ligjin për kategorizimin e veteranëve.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoProtestën e tyre e zhvendosën para Qeverisë, ku takuan kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili u tha që ai nuk ka asnjë faj, duke shtuar se obligimin e tij e ka përfunduar, raporton KTV.
Ai u ka thënë atyre që të kërkojnë përgjigje nga Kuvendi i Kosovës dhe deputetët për rishqyrtimin e buxhetit.
Po sipas veteranëve, Haradinaj citohet të ketë thënë se i ka dhënë 1 muaj kohë Prokurorisë së Kosovës për t’i hetuar listat e veteranëve dhe për të ngritur kallëzime penale për ata që e keqpërdorin këtë status.
Më pas, veteranët shkuan në Kuvend, me shpresën se do të bien dakord me Kadri Veselin për të përshpejtuar hapat në miratimin e buxhetit të rishqyrtuar.
Por, në takim u pritën nga Ilmi Ramadani, këshilltar i Veselit, i cili u ka thënë se Kuvendit i duhen 20 deri në 40 ditë për ta kaluar rishqyrtimin e buxhetit të Kosovës.
Veteranët kanë akuzuar kreun e OVL-së, Hysni Gucatin, për shitjen e certifikatave të veteranëve në vlerë prej 3 mijë eurosh, ndërsa ky i fundit i ka ftuar ata që të dërgojnë dëshmitë në prokurori nëse i kanë. Gucati për KTV-në tha se do të padisë veteranët që shpifën ndaj tij.
Pensionet e veteranëve janë ndaluar që nga gushti për shkak se 38 milionë eurot e dedikuara për këtë kategori ishin shpenzuar.
Rreth 33 mijë veteranë të papunë marrin në baza mujore pensionin në vlerën prej 170 eurosh.
Për të mbuluar këtë skemë pensionale, Qeveria Haradinaj tha se ka ndarë 26 milionë euro, por që shpërndarja do të nisë vetëm pas rishqyrtimit të buxhetit të Kosovës.