Gazetari i Kohës Ditore Besnik Krasniqi sot në një postim të vetin në Facebook e ka akuzuar kryetarin e Kosovës Hashim Thaçi për dy arsyetimet e tij krejtësisht të kundërta për krijimin e Gjykatës Speciale.
Ai ka thënë se Thaçi në arsyetimin e parë kishte thënë se Specialja krijohet që Kosovës t’i hiqet damka për krime njerëzore, ndërsa në arsyetimin e dytë kryetari i vendit ka theksuar se krijimi i Speciales është bërë për të fituar liberalizimin e vizave, ushtrinë, e të tjera.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKrasniqi në fund të statusit pyetet nëse edhe vetë Thaçi ka qenë pjesë e këtyre pazareve në mënyrë që të mos ftohet në përgjegjësi nga kjo Gjykatë dhe nëse ai, tani, si i akuzuar, do të përfundojë në këtë Gjykatë.
Ky është postimi i plotë i Krasniqit:
Diskursi i Thaçit për Specialen bartë një mesazh!
Presidenti Hashim Thaçi na ka lodhë deri tash, duke e arsyetu nevojën për themelimin e Gjykatës Speciale. Në qendër të arsyetimeve ka qenë nevoja për t’ia heqë Kosovës damkën për krime çnjerëzore, e cila është vënë në raportin e senatorit Dick Marty.
Thash, po del që ka qenë arsyetim i rremë ky.
Sot ai përmendi tjera motive që e kanë shty për ta themelu Specialen. E përmendi pazarin që e ka pasë me Bashkimin Evropian. Pra, tha që gjykata është kriju, pas garancisë që, si kundërvlerë, do të fitojmë liberalizimin e vizave, ushtrinë, e të tjera, por të cilat nuk i fitumë.
Tash, ka rëndësi me e ditë nëse pjesë e këtij pazari ka qenë edhe që Thaçi të mos ftohet nga Gjykata, ani se në raportin e Marty-t përmendet si bosi i grupit kriminal që pretendohet t’i ketë kryer krimet. Tonacioni me të cilin foli ai sot, jep sinjal se po. Dhe, mospërmbushja e kësaj pike të pazarit nga ana e Brukselit, ka këtë pasojë: Presidenti i Republikës na përfundon në Hagë.