Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, priti në takim ambasadorin e ri të Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt, transmeton Koha.net.
Heldt, fillimisht e uroi kryeministrin Haradinaj për marrjen e përgjegjësive të reja, duke theksuar vazhdimin e bashkëpunimit në të gjitha fushat, mes Gjermanisë dhe Kosovës si dhe mbështetjen e mëtejshme për Kosovën në rrugën e integrimeve euroatlantike.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoHaradinaj, theksoi se Gjermania mbetet një ndër partnerët kryesorë strategjikë të Kosovës, duke shprehur përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për të thelluar bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve.
Në takim, kryeministri falënderoi shtetin gjerman për mbështetjen që Qeveria gjermane ka ofruar për proceset demokratike dhe perspektiven europiane të Kosovës.
Ambasadori Heldt theksoi se ka sinjale pozitive prej faktorëve makroekonomikë dhe mesazhe pozitive të investitorëve makroekonomikë, si rezultat i takimit të Kryeministrit Haradinaj me bizneset gjermane, organizuar nga Oda Ekonomike Gjermane në Kosovë.