Ministri i Punëve të Jashtme të Finlandës, Timo Soini, do ta vizitojë Kosovën më 10 dhe 11 tetor. Gjatë vizitës në Kosovë, Soini do ta takojë Presidentin e Republikës së Kosovës Hashim Thaçin, Kryeministrin Ramush Haradinajn, Ministrin e Punëve të Jashtme Behgjet Pacollin dhe të tjerë.
Temë e diskutimeve do të jenë marrëdhëniet bilaterale të Kosovës dhe Finlandës si dhe e ardhmja evropiane e Kosovës. Përveç kësaj, Ministri Soini do ta mbajë fjalën hyrëse me rastin e hapjes së projektit të binjakëzimit të Bashkimit Evropian, të udhëhequr nga Finlanda, në forcimin e shërbimit korrektues dhe sprovues në Kosovë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoVizita në Kosovë është pjesë e turit në Ballkanin Perëndimor, ku ndër të tjera ai do ta vizitojë edhe Maqedoninë dhe Serbinë.