Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Shqiptari i Kosovës arrestohet në Serbi, akuzohet “për vënie zjarresh”

Media e Beogradit sot njofton se afër Kurshumlisë, Serbi, është arrestuar një shqiptar nga Kosova, transmeton Koha.net.

I arrestuari, të cilit nuk i tregohet emri, akuzohet se në fshatin Kosaniçka Raça në dalje të kufirit me Kosovën, afër Merdarit, ka vënë dy zjarre.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, ka thënë se nuk kanë asnjë informacion për këtë arrestim.

“Serbët zakonisht i dërgojnë lajmet nëpërmjet ndërkombëtarëve, por nëse ne sigurojmë informacione do t’i publikojmë”, ka thënë Kelani për Koha.net.

Siç kanë thënë banorë të këtij fshati për “srpski telegraf”, zjarri i parë ka ndodhur në një shtëpi të pabanuar në rrugën Merdar- Kurshumli e më pas edhe në objektin ndihmës në të cilin është djegur një sasi e madhe sane.

“Zjarret, siç kemi marrë vesh nga Policia, i ka shkaktuar shqiptari nga Kosova i cili të shtunën në mbrëmje e ka kaluar ilegalisht kufirin në Merdar”, ka thënë për këtë portal serb këshilltari komunal i Kurshumlisë, Goran Bojoviq.

Sipas kësaj medieje, Policia e ka zënë dhe e ka arrestuar autorin e zjarreve, shqiptarin, i cili, thuhet, ka pranuar t’i ketë vënë zjarret.

Edhe pse policia nuk ka dhënë detaje rreth këtij arrestimi, jo zyrtarisht thuhet se i arrestuari do të merret sot në pyetje në prani të përthyesit pasi ai nuk e di gjuhën serbe.