Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Biznesmeni mitrovicas privatizoi nga AKP lokal në veri, por i dolën telashe

Izet Maxhera është një biznesmen nga Mitrovica që ka privatizuar lokale në anën veriore të qytetit.

Edhe në fillim të këtij viti, në valën e 28-të të shitjes së aseteve me likuidim, Izet Maxhera ka privatizuar një lokal në këtë pjesë të qytetit, raporton KTV.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Për këtë lokal, Maxhera thotë të ketë qenë ofertuesi më i mirë në tenderin e shpallur nga Agjencia Kosovare e Privatizimit.

Përkundër asaj që ka ofruar 114 mijë euro për këtë lokal, atij ende nuk i është dhënë vendimi nga ana e Agjencisë Kosovare të Privatizimit.

Maxhera thotë se kjo vonesë nga ana e AKP-së është e pakuptimtë.

Ndërkaq, në AKP kanë thënë se e kanë njoftuar fituesin Maxhera se oferta e tij ka qenë më e larta dhe se Bordi ende nuk ka marrë vendim.

Veton Hajdini nga kjo agjenci ka thënë se lënda është në procedurë të rregullt administrative për vendimmarrje nga Bordi i Drejtorëve të AKP-së, i cili mban mbledhje të rregullta mujore sipas agjendës.

Lokali, që ka 81 metra katror, gjendet në rrugën “Mbreti Petar” në Mitrovicën Veriore dhe momentalisht funksionon si bastore sportive.


Biznesmeni mitrovicas privatizoi nga AKP lokal... by kohanet