Ministri për Punë dhe çështje sociale i Serbisë, Aleksandar Vulin, deklaroi të premten me rastin e thirrjes së nënkryetares së Parlamentit Evropian Ulrike Lunaçek se Beogradi duhet të tërheqë aktakuzën e vjetruar kundër Ramush Haradinajt, se ajo duhet ta di se krimet e luftës asnjëherë nuk vjetrohen.
“A do të thoshte zonja Lunaçek në vendin e saj se nuk duhet ndjekur nazistët, pasi kanë kryer krime para 80 vjetësh? Haradinaj është në liri, sepse të gjithë dëshmitarët në rastin e tij janë vrarë dhe nuk duhet të mbetet në liri, pasi që do të vriten edhe dëshmitarët e mbetur, ndërsa faktet materiale janë shkatërruar”, ka thënë Vulin për agjencinë e lajmeve serbe Tanjug, përcjell ksp.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo