Jemi në vitin 2017, por ka biznese që vazhdojnë të japin kuponë fiskalë të para 17 vjetëve, atëherë kur në vendin tonë as që ishte në funksion dhënia e kuponëve fiskalë.
Rasti ka ndodhur para pak ditësh në një prej hipermarketeve, kur Fatos Geci vërejti kuponin e tij fiskal që mban vitin 2000 dhe orën 24:00, raporton KTV.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKëto detaje, qytetarët po i vërejnë tash kur kanë nisur të dorëzojnë kuponët në ATK për rimbursim.
Geci thotë të jetë ankuar në ATK dhe se i njëjti është i shqetësuar se si shumë vjet pas vendosjes së arkave fiskale, vazhdojnë të ndodhin këto gjëra.
Ky nuk është rasti i parë që Fatosi kishte hasur në këso veprimesh të bëra për t’u ikur taksave të shtetit nga bizneset.
Një rast i tillë është i pari për këtë vit që kishte ndodhur për ATK-në, por që si fenomen nuk është i panjohur.
Fjala është për modelin Datecs FP 550 H, i prodhuar në vitin 2000.
Sipas zyrtarëve të kësaj agjencie, kjo ndodh pasi disa biznese janë edhe duke përdorur sistem të vjetër të këtij modeli të arkës fiskale, që rregulloret e reja nuk i njohin, por që për to nuk mund të marrin ndonjë veprim deri sa t’i bëjnë 5 vjet përdorim.
Hoxha ka bërë të ditur se të njëjtit kuponë fiskalë që mbajnë data të tilla mund të dërgohen për rimbursim dhe se të njëjtit nuk do të refuzohen.
Bizneset po lëshojnë kuponë fiskalë të skaduar... by kohanet