Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Srpska s’e merr seriozisht idenë e Thaçit, thotë se s’ka ushtri pa votën e saj

Lista Serbe nuk shqetësohet për iniciativën e Presidentit Thaçi për formimin e ushtrisë së Kosovës.

Në fakt, ata këtë e shohin si luftë të liderëve kosovarë për të arritur pushtetin politik, raporton KTV.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kreu i listës, Sllavko Simiq, tha se një nismë e tillë e shtyrë nga individë, të cilët kanë neglizhuar problemet thelbësore të qytetarëve, nuk është politikisht përgjegjëse dhe e drejtë.

Tutje, ai ka theksuar se ushtria e Kosovës mund të bëhet vetëm me votat e tyre dhe duke respektuar kushtetutën, në të kundërtën, ka paralajmëruar ndalimin e saj me të gjitha mjetet ligjore dhe politike.

“Besoj se shumëkush do të vijë në vete, pas mesazheve të qarta të SHBA-së, NATO-s dhe BE-së. As Qeveria dhe as Kuvendi nuk e kanë mbështetjen për të zgjeruar juridiksionin e FSK-së dhe se kjo është e mundur vetëm në kuadër të Kushtetutës dhe përkrahjes së deputetëve nga komunitetet pakicë. Nëse individët nisen nga interesi i bashkëpunimit, partneritetit, paqes dhe stabilitetit, me siguri se do të heqin dorë nga këto ide. Nëse individët nisen nga interesi i tyre, atëherë ne, kundër hapave të tyre të papërgjegjshëm, do të luftojmë me të gjitha mjetet institucionale, ligjore dhe politike”, ka thënë Simiq.

Por Simiq nuk e ka treguar kohën se kur Lista Serbe do të kthehet në institucione, por ka lënë të kuptohet se kjo mund të ndodhë vetëm pasi të jetësohet Asociacioni i Komunave serbe.

Ai tha se pret që procesi i dialogut në Bruksel të vazhdojë e që përmes tij, të përcaktohen qartë hapat për hartimin e këtij asociacioni.

“Asociacioni duhet të jetë në pronësi të komunitetit serb, askush nuk ka të drejtë në këtë pronë, përveç serbëve, kështu që kur në Bruksel të nisë procesi i dialogut dhe të harmonizohen detajet teknike rreth hartimit të statutit, atëherë ne do të marrim përgjegjësinë si përfaqësues politikë dhe t’i japim mbështetje të plotë politike dhe institucionale procesit”, ka thënë Simiq.

Simiq edhe një herë ka theksuar se nuk do ta përkrahin Vuk Jermiqin për president, pasi serbët e Kosovës kanë nevojë për kandidat që u rri afër si Vuçiqi, e jo të tillë që kanë dështuar për pozita botërore.

Lista Serbe thotë të jetë subjekti më i fortë politik që përfaqëson serbët në Kosovë, duke ftuar partitë që janë regjistruar për t'u bashkuar dhe për të qenë pjesë e organizimit dhe veprimit kompakt politik të përfaqësuesve të serbëve.


Srpska s’e merr seriozisht idenë e Thaçit... by kohanet