Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kritikohet si e jashtëligjshme dhe arbitrare falja e borxheve për ambalazhuesit e ujit

Vendimi i kryeministrit Ramush Haradinaj për faljen e borxheve për ambalazhuesit e ujit, të cilët për 18 vjet nuk paguan asnjë cent për shfrytëzimin dhe shkarkimin e ujërave, po konsiderohet arbitrar dhe i jashtëligjshëm nga përfaqësuesit e shoqërisë civile dhe deputetë të opozitës, shkruan sot Koha Ditore.

Sipas tyre, ky vendim tregon shpërfilljen e Qeverisë ndaj parasë publike. Ata kanë kërkuar nga organet e hetuesisë që të hetojnë këtë çështje, duke ngritur “dyshime për korrupsion”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Njëkohësisht deputetët opozitarë kanë paralajmëruar se do të kërkojnë sqarime nga kryeministri Haradinaj rreth këtij vendimi...(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.