30 kandidatët e pranuar në Administratën Tatimore të Kosovës si inspektorë tatimorë, nuk e kanë filluar punën.
Njoftimi për kandidatët e suksesshëm, ishte publikuar në ueb-faqen e ATK-së më 11 gusht, por të pakënaqurit, kishin shfrytëzuar të drejtën e tyre për ankesë, raporton KTV.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGjithsej 63 ankesa janë bërë në lidhje me këtë konkurs. Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil, aktualisht është në fazën e mbledhjes së dëshmive nga ankuesit dhe ATK-ja.
Për 15 ankesa sa kanë mbërritur, Këshilli, sipas një përgjigje me shkrim të këtij institucioni, do të nxjerrë vendime brenda 60 ditëve.
Në fund të muajit gusht e në fillim të muajit shtator, KTV-ja kishte raportuar për të njëjtin konkurs, dhe faktin që aty ishin pranuar shumë zyrtarë e të afërt të zyrtarëve të LDK-së.