Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Edhe i skaduar teknikisht, Kosova A me rol kyç në furnizimin me energji

I skaduar teknikisht, termocentrali Kosova A po vazhdon të luajë rol të rëndësishëm në furnizimin me energji të Kosovës.

I njëjti, pavarësisht vjetërsisë që e ka, nuk dihet ende se kur do të ndalë prodhimin. Aktualisht në funksion janë 3 blloqe, nga 5 sa i ka, raporton KTV.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Për këtë termocentral kishte interes disa herë për investime në rivitalizim të plotë të blloqeve, por institucionet vendore nuk pranuan, për shkak të trysnisë ndërkombëtare.

Kohavisioni mëson se për shkak të stërzgjatjes së fillimit të ndërtimit të Kosovës së Re dhe mungesës së energjisë, ka pasur interesim për të hyrë në investime, duke larguar importin e shtrenjtë të energjisë, por të gjitha përpjekjet shkuan huq.

Së fundi, kompania gjermane Bilfinger, iu afrua qeverisë së kaluar me një projekt për investime në gjithë këtë termocentral me teknologjinë e fundit dhe pa e ndotur ambienti.