Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Institucionet dështuan t’i hetojnë e dënojnë rastet e vdekjeve në vendin e punës

Institucionet e drejtësisë kanë dështuar në hetimin e rasteve të vdekjeve në vendin e punës, pavarësisht që 10 qytetarë kanë humbur jetën vetëm këtë vit, asnjë kompani nuk u gjobit për këto vdekje.

Inspektorati i Punës e pranon këtë fakt, por arsyetohet se dënim prej 35 mijë eurosh do të dërgonte në falimentimin e tyre dhe rritjen e papunësisë, raporton KTV.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Iniciativa Kosovare për Stabilitet në kuadër të Koalicionit për Dialog Social, ka bërë një hulumtim për vdekjet në vendin e punës, por thonë se kanë hasur në një bllokadë dhe mbyllje të vetë familjeve që kanë pësuar në këto incidentet, madje ata thonë se u kërcënuan me jetë.

Sidoqoftë, Inspektorati i Punës gjatë 2017-ës thotë se ka inspektuar 1839 vendpunishte, nga ku ka shqiptuar 66 gjoba dhe ka arritur të legalizojë 244 punëtorë, të cilët kanë qenë duke punuar pa kontrata pune.