Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Deçani po e quan fyerje aktakuzën ndaj Cenajt që kërkoi babanë e tij të zhdukur

Në Komunën e Deçanit nuk e kanë pritur një aktakuzë për zyrtarin e saj, Asim Cenaj, ndaj të cilit Prokuroria e Pejës, po pretendon se ka kryer veprën penale: nxitje e urrejtjes, përçarjes ose mosdurimit kombëtar.

Më 1 dhjetor të vitit të kaluar, në një aktivitet të mbajtur në Asamblenë e Deçanit, Cenaj kishte pritur se do të flitej për të pagjeturit, raporton KTV.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Po aty sipas Cenajt, është folur për prona e biznese të pjesëtarëve të komunitetit serb, dikur banorë të kësaj komune që ishin prezentë, ndërsa Cenaj thotë të ketë ngritur shqetësimin për të pagjeturit e kësaj komune, gjithsej 86, përfshirë babanë e tij.

Kryetari i Deçanit, Rasim Selmanaj, fyese e ka konsideruar aktakuzën e ngritur ndaj Cenajt.

Njohës të ligjit shprehin dilemat e tyre nëse ky rast ka të bëjë me nxitje të urrejtjes, për çka është ngritur aktakuza.

Megjithëse ende nuk dihen rrethanat e plota, avokati Taulant Hoda, për këtë rast, sipas praktikave ndërkombëtare, mendon se bie në domenin e lirisë së shprehjes dhe nuk ka vepër penale.

Cenaj, pas përfundimit të këtij aktiviteti, ishte shoqëruar në polici dhe i ishte caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.

Një ditë më pas, në këtë komunë pati edhe protesta, duke kërkuar lirimin e tij.


Deçani po e quan fyerje aktakuzën ndaj Cenajt... by kohanet