Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

QKUK ofron falas mamografi dhe shërbime tjera për gra

Foto: Koha

Klinika e Radiologjisë e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), e cila vepron në kuadër të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK), përkatësisht, departamenti i Radiologjisë Diagnostike të gjinjve, njofton gjithë opinionin se gjatë gjithë muajit tetor, me rastin e muajit të luftimit kundër kancerit të gjirit, të gjitha femrat mbi moshën 40 vjeçare, të interesuara dhe ato të cilat nuk kanë bërë mamografinë, gjatë këtij muaji mund ta bëjnë këtë falas.

Poashtu, mund të bëjnë edhe ekzaminimet tjera shtesë sipas vlerësimit diagnostik nga ana e radiologut, përfshirë ultrazë, rezonancë magnetike dhe biopsi të gjirit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Orari i punës gjatë këtij muaji do të zgjatet dhe do të punohet nga ora 8:00 deri në 18:00.