Arbëri

Çeku: Jam i privilegjuar që do t'i shërbej Shqipërisë

Descriptive Text

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, sot ka prezantuar zëvendëskryeministrat e rinj për “Qeverinë Rama 2”.

Në mesin e tyre, ai ka emëruar edhe katër kosovarë, transmeton Koha.net.

Besa Shahini, e cila ka marrë postin e zëvendës ministres së Arsimit, Hajrulla Çeku, zëvendës ministër i Turizmit, Valbona Shajaku, zëvendës ministre e Kulturës, dhe Ilirjana Bajraktari, zëvendës ministre e Shëndetësisë.

Hajrulla Çeku përmes një postimi ka falënderuar kryeministrin shqiptar Rama, dhe ka thënë se ndihet i privilegjuar që do të mbajë postin e zëvendës ministrit të Turizmit.

Postimi i plotë i Çekut:

Ju falemnderit për urimet e përkrahjen. Kryeministri Rama më ka emëruar në pozitën e zëvendës ministrit të turizmit në qeverinë e Republikës së Shqipërisë. Jam i privilegjuar që do t'i shërbejë Shqipërisë dhe programit qeveritar që synon të thellojë bashkëpunimin me Kosovën.

Këta janë të gjithë zëvendësministrat e emëruar sot nga Edi Rama:

Në ministrinë e Financave dhe Ekonomisë do të jenë 4 zv/ministra: Erjon Luçi, Albana Shkurta, Dajna Sorensen dhe Elton Haxhi.

Zv/ministra në Ministrinë e Energjisë dhe Infrastrukturës, do të jenë: Enis Aliko, Altin Bonati , Dorina Qinari, Artan Shkreli.

Në ministrinë e Punëve të Brendshme do të ketë 4 zv/ministra: Rovena Voda, Julian Hodaj, Romina Kuko, Besfort Lamallari.

Në ministrinë e Evropës dhe Punëve të Jashtme do të ketë 3 zv/ministra: Klea Maliqi, Artemisa Dralo, Etien Xhafaj.

Në ministrinë e Mbrojtes zv/ministër do të jetë Petro Koçi.

Zv/ministra të Drejtësisë do të jenë 2: Toni Gogu, Teuta Godo.

Në ministrinë e Shëndetësisë zv/ministra do të jenë: Bardhylka Kospiri, Mira Rakacolli, Ilirjana Bajraktari, Ardiana Jaku.

Në Ministrinë e Arsimit zv/ministra do të jenë: Besa Shahini, Ervin Demo, Kostandin Shkurti, Shpati Kolgega.

Zv/Ministra të Turizmit dhe Mjedisit do të jenë: Ornela Çuçi, Hajrulla Çeku.

Në ministrinë e Bujqësisë do të jenë zv/ministra: Dhimo Kote, Ermira Rusi, Ilir Halilaj, Roland Kristo.

Në Ministrin e Kulturës zv/ministre do të jetë Valbona Shajaku.