Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, priti sot në takim Shoqatat për mbrojtjen e viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, të prira nga Feride Rushiti.
Haradinaj shprehu gatishmërinë e tij dhe qeverisë që drejton për të avancuar në përmbushjen e detyrave nga të gjitha palët e përfshira në këtë proces, në njohjen dhe verifikimin e statusit të viktimave dhe për përmbylljen e kësaj teme tragjike për shoqërinë kosovare.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGjatë takimit, palët u dakorduan që në bashkëpunim të ngushtë me dikasteret përkatëse qeveritare të përcaktohet shuma e pensionit të viktimave të dhunës seksuale të luftës dhe të vazhdohet me fazat e tjera të implementimit të ligjit për këtë kategori të shoqërisë.
Po ashtu sot, Haradinaj takoi edhe kryetaren e Komisionit Qeveritar për Verifikimin e Statusit të Personave të dhunuar gjatë luftës në Kosovë, Minire Begaj, e cila ishte e shoqëruar nga Jeta Krasniqi, zëvendëskryetare e Komisionit, Nazmije Kajtazi nga Ministria e Shëndetësisë dhe Hykmete Ramosaj nga Instituti Kosovar për krime të Luftës.
Në takim ishte i pranishëm edhe Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skënder Reçica.
takim u diskutua për atë se deri ku ka arritur procesi i identifikimit dhe verifikimit të grave të dhunuara gjatë luftës në Kosovë dhe rreth veprimeve që duhet të ndërmerren për kompensimin e dëmeve dhe vendimit për një pension të veçantë për këtë kategori.
Haradinaj tha se kjo temë ka ndjeshmëri të shumanshme, ka dimensionet e përmasave tragjike të asaj që ka ndodhë në vend dhe se kjo temë duhet të vendoset në binarë të qëndrueshëm, që shoqëria kosovare përfundimisht të çlirohet nga një ankth i gjatë.
Kryetarja e Komisionit, Minire Begaj, tha se kjo është çështje politike dhe si e tillë duhet të trajtohet me dinjitet.