Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Haradinajt i bëhet me dije se Ligji për mjedisin edhe është i mangët edhe nuk zbatohet

Kryeministri Ramush Haradinaj, priti sot në takim përfaqësues nga Lëvizja Mjedisore “Lets do it Kosova”, të prirë nga koordinatori Luan Hasanaj.

Ambientalistët thanë se Ligji për Mjedisin përpos që është shumë i mangët, ai nuk zbatohet plotësisht dhe se deri më tani nuk ka pasur vullnet politik nga institucionet për përkrahje individëve dhe grupeve që angazhohen për mbrojtjen e mjedisit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kryeministri Haradinaj u premtoi atyre mbështetje të plotë, duke u zotuar se me vendosmëri do të vazhdojë partneritetin me ambientalistët kosovarë duke gjetur mënyrat më efikase për bashkëpunim në funksion të mbrojtjes së ambientit.

Kryeministri premtoi ndryshime të mëdha pozitive në fushën e mjedisit.