Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Prokuroria nis analizimin e kallëzimit penal kundër gjyqtares Krasniqi-Jashanica

Naime Krasniqi- Jashanica, gjyqtare e Gjykatës Themelore të Prishtinës mund të përballet me drejtësinë, në rast se prokuroria konstaton se ka keqpërdorë detyrën zyrtare dhe ka nxjerrë kundërligjshëm vendime gjyqësore kur ia ka konfiskuar pasaportën pa aktvendim një të akuzuari me nënshtetësi gjermane, në mars të vitit të kaluar, shkruan sot Koha Ditore.

Konfiskimin, gjyqtarja vetëm e ka konstatuar në procesverbal, duke ia pamundësuar të drejtën e ankesës Xhemajl Imerit, i akuzuar për lëndim të rëndë trupor, ngjarje kjo që pati ndodhur në vitin 2009.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Bazuar në Kodin e Procedurës Penale, gjykata është e detyruar që të nxjerrë aktvendim për konfiskim të dokumenteve të identifikimit dhe të njëjtin t`ia dorëzojë palës akuzuese, në mënyrë që të ketë të drejtën e ankesës në Gjykatë të Apelit... (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.