Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka pritur në takim përfaqësuesin e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Mbretërisë së Bashkuar, Richard Riley, të shoqëruar nga Ambasadori i këtij shteti në Kosovë, Ruairi O'Connell.
Gjatë këtij takimi, Ministri Tahiri e njoftoi Riley me prioritet e tij si Ministër i Drejtësisë, veçanërisht shprehu përkushtimin e tij personal dhe të Ministrisë së Drejtësisë në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Tutje, Ministri Tahiri, i bëri të ditur, Riley, se tashmë ka iniciuar edhe një paketë të rëndësishme ligjore siç është ajo e rishikimit të Kodit Penal dhe atij të Procedurës Penale që kanë për qëllim plotësimin e këtyre objektivave.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë anë tjetër, Riley, e përgëzoi Ministrin Tahiri për punën e tij të jashtëzakonshme, veçanërisht për inicimin e rishikimit të legjislacionit penal që ka si qëllim arritjen e rezultateve të matshme.
“Luftimi i krimit të organizuar dhe korrupsionit është sfidë për të gjitha shtetet, andaj kërkohet bashkëpunim dhe bashkërendim ndërshtetëror për t’u përballur me këto sfida të përbashkëta”, tha Riley.
Ministri Tahiri e falënderoi Britaninë e Madhe për mbështetjen e vazhdueshme që po i jep institucioneve të Kosovës, sidomos Ministrisë së Drejtësisë. Gjithashtu ai shprehu gatishmërinë që këtë bashkëpunim do ta thelloj me aktivitete të cilat kanë për qellim forcimin e sundimit të ligjit, luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit në Kosovë.