Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Emërohet Bordi i ri i SHSKUK-së, Ismaili premton reforma të thella

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka miratuar propozimin e Ministrit të Shëndetësisë, Uran Isamili për emërimin e Bordit të ri Drejtues të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK).

Ministri Ismaili, në fjalën e tij gjatë prezantimit të anetareve të Bordit tha se ky vendim përben një hap të rëndësishëm në vendosjen e ligjshmërisë në institucionet shendetësore në vend dhe që garanton një funksionim adekuat të SHKSUK-së.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ai thekson se Ministria e Shëndetësisë, si asnjë herë më parë, është e orientuar drejt zbatimit të reformave, fuqizimit dhe profesionalizimit të sektorit të shëndetësisë.

Po ashtu, ministri thekson se në shëndetësi do të punohet për vendosjen e rregullit, rritjen e transparencës dhe llogaridhënies.

Gjashtë anëtarë të këtij Bordi emërohen për mandatin e ardhshëm 3 vjeçar, ndërsa njëri anëtar emërohet në bazë të rotacion për afatin 6 mujor. Përmes anëtarëve, në Bord do të kenë përfaqësim:

– Dr.Shemsi Veseli, Qendra Klinike Universitare e Kosovës;

– Dr. Fatmir Dragidella, Qendra Klinike Universitare Stomatologjike e Kosovës;

– Dr. Naser Ramadani, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike;

– Një anëtar nga spitalet rajonale, në bazë të rotacionit;

– Dr. Mirdita Hajdari, Shërbimet e kujdesit parësor shëndetësor;

– z.Ardian Ferizi, Ministria e Shëndetësisë; dhe

– Një ekspert i menaxhmentit shëndetësor i zgjedhur me konkurs.