Ministri i Financave Bedri Hamza ka pritur sot zëvendëspresidentin e BERZH-it Pierre Heilbronn. Sipas komunikatës për media, ata me këtë rast diskutuan për vazhdimin e bashkëpunimit ndërinstitucional, pra Ministrisë së Financave dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim.
Ministri Hamza ia rikujtoi mysafirit se Kosova ishte anëtarësuar në BERZH gjatë mandatit të tij të parë. Ai e falënderoi atë për mbështetjen që BERZH-i ka ofruar deri më tani Qeverisë së Kosovës në realizimin e projekteve më rëndësi të veçantë, siç është projekti për linjën 10 hekurudhore dhe ai për trafikun urban. Po ashtu z. Heilbronn e njoftoi për gjendjen makro-fiskale dhe theksoi se është ndërtuar një bazë të shëndoshë e bashkëpunimit ndërinstitucional, e cila bazohet në Strategjinë e Bankës për Kosovë dhe në Memorandumin e bashkëpunimit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGjatë takimit ministri Hamza tha se storie shumë të mira të suksesit kanë qenë dy linjat kreditore për FSDK-në, ndërsa shtoi përkushtimin që të kemi progres të ngjashëm edhe në marrëveshjet që kemi për projektet tjera në sektorin publik, zhvillimin e sektorit privat, financim për Ndërmarrjet e vogla dhe të mesme si dhe kategoritë që kanë më së paku qasje në financim, respektivisht të rinjtë dhe gratë.
Ai gjithashtu tha se me Fondin për Garantimin e Kredive synojmë që të kemi financim të shtuar në formë të linjës kreditore apo ekutietit varësisht se për cilën formë të mbështetjes dakordohemi e që jep kontribut më të madh dhe prodhon efekt në ekonomi dhe në zhvillim të Fondit.