Fondi Monetar Ndërkombëtar do të vazhdojë mbështetjen për Kosovën me qëllim ruajtjes së stabilitetit financiar dhe krijimi i kushteve për rritje të qëndrueshme, kanë deklaruar përfaqësues të FMN-së gjatë takimit që zhvilluan sot me ministrin i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka.
Ministri Lluka njoftoi përfaqësuesit e FMN-në, me prioritetet e tij gjatë këtij mandati, specifikisht për sektorët e energjisë, minierave dhe teknologjia e informacionit, duke theksuar se projektet në këta sektorë do të kenë një dinamikë të përshpejtuar të realizimit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPërfaqësuesit e FMN-së potencuan bashkëpunimin e mirë që kanë me Qeverinë e Kosovës dhe resorët ministrore, të bindur se ky bashkëpunim do të vazhdojë më tutje me qëllim të nxitjes së zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik.