Në repartin e Hemato-Onkologjisë në klinikën e Pediatrisë është përuruar kuzhina dhe këndi i lojërave për fëmijë, donacion nga kolegji RIINVEST.
Drejtori i QKUK-së Curr Gjocaj, bëri të ditur se shumë shpejt pritet ndërtimi i objektit të Pediatrisë, donacion prej 22 milionë eurosh, raporton televizioni publik.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoBleona Foniqi njëra prej prej iniciueseve të këtij projekti shpreson që kjo të jetë një kampanje vetëdijesuse për qytetarët.
Bardha Qerezi, drejtoreshë në Riinvest thotë që qëllimi i këtij projekti, përveç human është që studentët të fitojnë edhe shkathtësi për menaxhimin e projekteve.
Gjocaj, mirëpret donacione të cilat janë mese të nevojshme për Kliniken e Pediatrisë.
Ndërsa doktoresha Violeta Grajqefci-Uka e cila është edhe shefe e këtij reparti, thotë që përmirësimi i kushteve, u mundëson qëndrim me të lehtë fëmijëve.