Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

“Prishtina nuk është shndërruar në qendër atraktive”

Furnizimi me ujë e kanalizimet trajtohen ende si dy ndër problemet me të cilat ballafaqohen qytetarët e kryeqytetit dhe fshatrave përreth.

Rrjedhimisht përdoren edhe si dy armë të fuqishme nga politikanët si premtime që do të realizohen.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

E kjo tregon mjeri, thotë Rrahman Paçarizi në Rubikon të KTV-së.

Sipas tij, kryeqyteti kosovar nuk është atraktive për turistët, duke ngelur kështu larg kryeqyteteve evropiane, madje edhe atyre të afërta, si Tirana e Shkupi.

“Prishtina nuk është shndërruar në një qendër atraktive. Nuk ka turistë të huaj. Ne kur shohim turistë të huaj na duket shumë ekzotike ndërkohë që në çdo kryeqytet evropian, në Tiranë madje, Shkup e Podgoricë ka një valë turistësh”, ka thënë Paçarizi.

Sipas tij, kjo po ndodh si pasojë e mungesës së ideve kreative.