Në javën e dytë të fushatës, tubimet e vogla me qytetarët, respektivisht me një lagje, apo një komunitet janë shpeshtuar.
Gjatë këtyre takimeve, kandidatët për kryetarë të komunave por japin premtime të ndryshme. Shpesh edhe jashtë programeve të tyre.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAgron Bajram, kryeredaktor i së përditshmes, Koha Ditore në Rubikon të KTV-së ka thënë se sado që janë njëlloj afrimiteti me elektoratin, edhe më tej, reflektojnë josinqeritet.
Premtimi për ndërtimin e një shkollë apo spitali është gjithmonë i mirëpritur nga qytetarët mirëpo, sipas Bajramit, po harrohet të tregohet se si do të bëhen, ku do të merren parat.
A do të ketë donatorë apo kjo do të bëhet përmes taksave.
“Mendoj se në këto tubime, sado që mund të jenë të vogla dhe të jenë një komunikim më i drejtpërdrejt me qytetarët dhe elektoratin, është e pasinqertë të premtohen gjëra për të cilat nuk ekziston një plan apo një ide e qartë se sa mund të kushtoj dhe prej nga vijnë ato të holla”, ka thënë Bajrami.
Të bërit fushatë në Kosovë tashmë ka një shabllon.
Kjo, sipas Albert Krasniqit nga Instituti Demokratik i Kosovës, po vazhdon edhe në këtë sezonë zgjedhjes.
Posterët, debatet dhe akuzat personale të shkëmbyera mes kandidatëve të ndryshëm mbesin pikat kryesore të fushatave.
“Fushata është më e mërzitshme... veprimet e kandidatëve më shumë po janë akuza personale, çfarë kanë bërë, çfarë familjarët e tyre kanë bërë. Edhe në vendet e tjera shohim që merren me kandidatët e tjerë, por jo me fillu dhe përfundu me këtë mënyrë”, ka thënë ai.
Tutje ai ka përmendur të bërit fushatë në vende tjera, duke theksuar atë të ish presidentit amerikan, Barack Obama.
“Fushatë e targetuar ta zëmë Obama që e ka praktiku shumë, ku premtimet e caktuara në varësi të nevojave të atij komuniteti i ka bërë apo kundër fushata që ta zëmë Trump e ka kryer me fushatën e tij në Amerikë, ku i ka targetuar ta zëmë votuesit afro amerikanë, votuesit e bardh liberal dhe gratë reja, për ti dekurajuar që të marrin pjesë në votime sepse kanë qenë votues më të mëdhenjë në numër të Hillary Clinton“, ka thënë ai
Për këtë konsiderohet që Trump ka shpenzuar diku rreth 150 milionë euro për vetëm një javë në rrjetet sociale si Facebook dhe Instagram në marketing.
“Kanë mbledh data baza ku janë analizu 220 milion amerikanë për sjelljet e tyre, po ashtu fushatë shumë e mençur dhe fushatë digjitale e cila sot kryhet nëpër vende kurse ne sot jemi ende te postar”, përfundoi Krasniqi.