Partneriteti publik-privat po shfrytëzohet nga politikanët, respektivisht kandidatët për kryetarë komunash, si formë përmes të cilës shfajësimi i moskryerjes së premtimit është më i lehtë.
Sipas Albert Krasniqit nga KDI, nuk është se kjo formë ka pasë sukses dhe për këtë arsye po shfrytëzohet.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Është një mënyrë më e lehtë për t’i arsyetuar burimet ku ata kanë m‘i marrë dhe me financu projektin... Kanë dështu partnerët, nuk ka pas interesim dhe problemi nuk ka mund të zgjidhet”, ka thënë ai.
Ai përmend Arban Abrashi, kandidat i LDK-së për kryetar të Prishtinës, i cili ka prezantuar 12 projekte të cilat zotohet se do t’i realizojë.
Shumica prej tyre, sipas Krasniqit, thuhet se do të kryhen përmes partneritetit publiko privat.
“Nuk janë mirë të elaboruara, ta zëmë shembull ka, do të bëjmë kopshtin zoologjik – përmes partneritetit publiko-privat”, ka thënë Krasniqi.