Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kosova kërkon përvoja në Itali për fëmijët e pashoqëruar

Zëvendësministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Valdet Hoxha, po qëndron në një vizitë zyrtare në Romë. Zëvendësministri Hoxha, së bashku me zyrtarë të lartë të Departamentit të Riintegrimit të MPB-së, zyrtarë, të IOM-it dhe UNDP-së në Kosovë, u takuan me zyrtarë të lartë nga Ministria e Punëve të Brendshme, Ministria e Punës dhe Çështjeve Sociale në Republikën e Italisë.

Qëllimi i vizitës ishte njohja nga afër me kornizën ligjore të migracionit dhe procedurën e trajtimit të fëmijëve të pashoqëruar nga mekanizmat kompetentë italianë, me theks të veçantë për fëmijët kosovarë si kategori e cenueshme, që aktualisht janë në Itali.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Delegacioni i Kosovës i udhëhequr nga zëvendësministri Hoxha, gjatë kësaj vizite në Republikën e Italisë u takuan edhe me drejtoreshën e Përgjithshme të Departamentit për Liritë Civile dhe Migracion në Ministrinë e Brendshme të Italisë, me Drejtoreshën e Departamentit të Përgjithshëm për Migracion dhe Politika të Integrimit në Ministrinë e Punës dhe Çështjeve Sociale, dhe zyrtarë të tjerë për çështje migratore, si dhe zyrtarë nga IOM-i iItalisë.

Gjatë këtyre takimeve, delegacioni i Kosovës u njoftuan nga zyrtarët italian për mënyrën e trajtimit të fëmijëve të pashoqëruar (nën moshën 18 vjeç), me theks të veçantë për fëmijët nga Kosova dhe po ashtu diskutuan për identifikimin dhe mënyrat e përbashkëta të bashkëpunimit.