Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Donacioni 1.1 milionësh i SHBA-së synon të ndihmojë luftën kundër kontrabandës

Policia Kufitare dhe doganierët e Kosovës do ta kenë më të lehtë menaxhimin e kufijve.

Kjo pasi që Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë dhuruar atyre një donacion me pajisje shumë të avancuara në vlerë prej 1 milion dollarësh.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie, ka thënë se janë të përkushtuar që së bashku me institucionet e Kosovës t’i forcojnë kufijtë.

“Përditësimi i pajisjeve të teknologjisë informative për Qendrën Kombëtare për menaxhimin e kufirit do të rrisë aftësitë e saj për luftimin e trafikimit ndërkombëtar, krimit trans-nacional, përhapjes së armëve për shkatërrim në masë dhe terrorizmit përmes shkëmbimit të informatave dhe analizave të rrezikut dhe raporteve të inteligjencës dhe të cilësisë së lartë”, ka thënë Delawie.

Ky donacion u vlerësua shumë, sepse përmes kontrollimit më efikas të kufijve edhe siguria e qytetarëve është më e madhe.

Para pranimit të këtij donacioni, disa zyrtarë policorë dhe doganorë janë trajnuar për përdorimin e këtyre pajisjeve.