Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Fushatë monotone, keqpërdorim i fëmijëve e resurseve shtetërore

Ka 15 ditë që partitë politike kanë nisur prezantimin e programeve të tyre, në kërkim të votave për të udhëhequr 38 komuna të Kosovës.

Kjo fushatë po karakterizohet me tubime të vogla elektorale e me një marketing të madh televiziv, raporton KTV.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Premtimet për infrastrukturë që tashmë janë dëgjuar gjatë fushatës për zgjedhjet e jashtëzakonshme, po konsiderohen si një Deja Vu nga shoqëria Civile.

Sipas tyre, është për keqardhje fakti që shumë kandidatë i kanë hyrë garës pa program qeverisës dhe pa ofruar asnjë strategji të shkruar.

Pavarësisht thirrjes dhe urdhrit të nënshkruar nga kryeministri Ramush Haradinaj, që pasuritë shtetërore të mbesin larg tubimeve elektorale, partitë politike kanë vazhduar t’i shfrytëzojnë ato për fushatën elektorale.

Meqë fushata është e shtrirë në të gjitha qytetet e fshatrat e Kosovës, OJQ-të u kanë bërë thirrje qytetarëve që të bëhen gardianë të shtetit, duke raportuar për keqpërdorimet e resurseve shtetërore e humane që i shohin.

Sidoqoftë, fushata nuk mund të konsiderohet e qetë e pa eksese. Dy deputetë u rrahën gjatë një debatit televiziv, ku po diskutohej për fushatën elektorale.

Derisa, sipas policisë së Kosovës një përleshje tjetër ndodhi të mërkurën në Vërshec të Suharekës, ku gjatë tubimit të njërit kandidat pati përleshje për një burim uji.

Nuk kanë munguar as gjobat për partitë politike, vetëm në 10-ditshin e parë të fushatës, PZAP-ja u ka shqiptuar gjobë prej afër 22 mijë eurosh partive që kanë shkelur rregullat zgjedhore. E para për shkelje në këtë periudhë është LDK-ja, pasuar nga PDK-ja e partitë e tjera.