Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Tahiri takoi Menaxheren e Programit të ICITAP-it për Kosovë, Kimberly Riffe

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka takuar Menaxheren e Programit të ICITAP-it për Kosovë, Kimberly Riffe dhe Koordinatoren Nacionale të këtij Programi, Linda Gashi, me të cilat diskutuan lidhur me programet e ICITAP-it, programe këto që kanë për qëllim avancimin e standardeve në Shërbimin Korrektues të Kosovës.

Gjatë këtij takimi, Ministri Tahiri duke u shprehur i përkushtuar për të vazhduar bashkëpunimin edhenë të ardhmen, falënderoi Riffe për vizitën dhe për mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-ve, në përgjithësi Departamentin për Drejtësi, i cili po vazhdon ta mbështes Ministrinë e Drejtësisë, veçanërisht përmes programeve që kanë për qëllim modernizimin e veprimtarisë së Shërbimit Korrektues të Kosovës.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në anë tjetër, Riffe shprehu gatishmërinë e saj që përmes programit të ICITAP-it t`i mbështes edhe më tutje institucionet e Kosovës, të cilat merren me rendin dhe ligjin, e sidomos Ministrinë e Drejtësisë për përmirësimin substancial të funksionimit të Shërbimit Korrektues në Kosovë.

Në fund të takimit, Riffe e përgëzoi Ministrin Tahiri për gatishmërinë dhe ofrimin e bashkëpunimit, sidomos në Luftimin e Ekstremizmit të Dhunshëm në institucionet Korrektuese.