Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Fundjava me vranësira, vende-vende edhe shi

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës për ditët e fundjavës ka paraparë mot kryesisht të vrerët e me intervale dielli.

Në komunikatën e IHMK-së thuhet:

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Gjatë këtyre dy ditëve të vikendit do të mbajë mot i vranët dhe me intervale të shkurta me diell. Vranësirat gjatë ditës së shtune vende-vende do të shoqërohen me reshje shiu, kurse në viset malore reshjet e shiut do të shoqërohen me fjolla bore.

Temperaturat

Temperaturat minimale do të lëvizin nga 0 deri 4 gradë Celsius, kurse temperaturat maksimale nga 7-10 gradë Celsius.

Presioni atmosferik

Gjatë kësaj periudhe presioni atmosferik do të jetë në vlerat e normales me tendencë të ngritjes.

Era

Do të fryjë erë kryesisht nga veriu dhe verilindja me shpejtësi deri 11m/s.