Media e Beogradi shkruan sot se ë Kllokot, në vendbanimet serbe, po vazhdojnë provokimet e shqiptarëve ndaj popullatës serbe, transmeton Koha.net .
Sipas portalit “novostionline”, në fshatin Verbovc te Kllokoti i Kosovës, ku jetojnë serbë, ka gdhire grafiti “UÇK welcome Kosova”, që sipas tij, është edhe një provokim në radhën e shumë provokimeve që e shqetësojnë banorët jo shqiptarë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Qëllimi është frikësimi i serbëve të kësaj pjese”, konstaton ky portal.
“Kjo është e pakuptimtë, tash e 17 vjet kemi vështirësi këtu” citohet të ketë thënë Srba Rakiq nga Verbovci.
Sipas këtij shkrimi ,Zoran Simiq nga po ky fshat ,mendon se grafitin e kanë shkruar huliganët që kalojnë andejpari dhe se ky është po ashtu provokim i radhës dhe asgjë tjetër.
“Grafiti është bërë për të frikësuar popullin serb, nuk është njësoj, po duan t’i dëbojnë serbët nga Kosova”, thotë Slobodan Jovanoviq.
Komandanti i stacionit policor të Kllokotit në Kosovë Boban Todoroviq thotë se policia ka bërë shikimin, ka fotografuar grafitin dhe po përpiqet të gjejë autorët.