Arbëri

Deliu thotë se Rikallo ka punuar në organizata me ata që e kanë akuzuar

Deputeten e rizgjedhur të PDK-së, Blerta Deliun e çudit fakti i ngritjes së akuzave ndaj ministrit të Bujqësisë, Nenad Rikallo, ‘në këtë momentum politik’.

Deliu ka thënë se Rikallo ishte pjesë e institucioneve edhe më herët, dhe akuzat si të tilla do të mund të ngriteshin shumë më herët.

“Ai ka dëshmi që ka punuar që nga paslufta në institucionet e Kosovës, në KQZ, ka qenë pjesë e disa organizatave me ata që kanë hedhur akuza, atëherë duhet të dihet se pse në këtë momentum politik është hedhur një akzuë e tillë brenda Kuvendit”, ka thënë ajo.

Deputetja, Hykmete Bajrami i kujton asaj që akuzat nuk janë hedhur në Kuvend por nga qytetarët e lagjes Dardania në kryqytet.

E në anën tjetër, deputetja, Albulena Haxhiu i thotë se edhe shumë nga deputetët nuk e dinë se çfarë përbërje ka Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

“Kur të jesh ministër, kur të ulesh në karrigën e ministrit, atëherë je më i njohur”, përfundoi ajo.